Drejtori i FBI-se, James Comey i refuzoi pretendimet e Donald Trump se paraardhesi i tij Barack Obama i ka pergjuar telefonin.
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka kembengulur se dialogu mes maxhorances dhe opozites do te behet vetem per qeveri teknike. Ne nuk kerkojme te hyjme ne qeveri, theksoi ai, por nuk do te kete zgjedhje me kete qeveri.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar permes nje statusi ne rrjetet sociale takimin e tij me shefen e Politikes se Jashtme te BE.
Avokati i Popullit dorezoi pasditen e se premtes ne Kuvendin e Shqiperise listat dhe dosjet e kandidateve aplikues qe shprehen interesin per pozicionet e anetareve te institucioneve te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve.
Kreret e koalicionit qeverises diskutuan mbi reformen ne drejtesi ne takimin e tyre te perjavshem. Diskutimet u perqendruan gjithashtu edhe tek bojkoti i Parlamentit dhe protesta e opozites, e cila hyri ne diten e 13 te saj. Asnje nga pjesemarresit nuk u prononcua pas takimit, por sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit e Kryeministrise, aty eshte diskutuar edhe per reformen zgjedhore dhe nevojen per zgjedhje te besueshme dhe transparente.