Gjate mbledhjes se kryesise, diten e sotme Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kater emrat e rinj ne kabinetin qeveritar. Kjo vjen si pasoje e largimit te kater ministriave diten e djeshme. Kreu i qeverisë nuk i ka mbajtur gjatë me pikëpyetje vendet bosh duke emëruar në to personazhë që vijnë nga brenda Partisë Socialiste.
Eshte mbledhur diten e sotme kryesia e PS-se e cila ka ne fokus largimin e 4 ministrave nga kabineti qeveritar dhe propozimin e kater emrave te rinj per te zevendesuar Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin. Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste po zhvillohet në selinë rozë, ndërsa deri tani ashtu sikur ka deklaruar edhe vetë kryeministri dihet vetëm që 4 emrat e rinj në qeveri do të jenë politikë, pjesë e strukturave të PS.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka firmosur diten e sotme Peticionin pro Vettingut. Po ashtu ai i ka bere thirrje opozites qe te zhbllokoje kete proces. Sipas Ahmetajt, Reforma në Drejtësi është e lidhur ngushtësisht me rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit.
Jo me pak se 3 muaj para zgjedhjeve, Rama beri nje kthese te madhe ne qeveri duke ndryshuar keshtu kabinetin qeveritar jo me nje, por me kater ministra. Ministrat e larguar jane te gjithe te Partise Socialiste, 2 prej te cileve me postet me delikate ne qeveri, Saimir Tahiri ministër i Brendshëm dhe Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Permes nje statusi ne Facebook ka mirepritur rikonfirmimin e KE-se ne lidhje me integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor. “Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave.