Kuvendi do te cele sot pasdite punimet e sesionit te dyte parlamentar ku priten debate nga opozita te mbartura qe nga seanca e fundit parlamentare e 2017-es, kur u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku. Permes nje njoftimi ne faqen zyrtare te Kuvendit behet e ditur se “ne mbeshtetje te nenit 74, pika 1 te Kushtetutes dhe nenit 42, pika 1 te Rregullores se Kuvendit diten e hene me date 15 janar 2018, ne oren 17:00, Kuvendi do te çele punimet e sesionit te dyte parlamentar sipas rendit te dites te percaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci”.
Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet ne Suedi ne kuader te nje vizite dy ditore. Gjate qendrimit te tij ne Suedi, Ministri Bushati do te takohet me homologen suedeze, Margot Wallström. Nje tjeter takim i parashikuar ne axhenden e Ministrit Bushati eshte ai me Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Bashkimit Evropian dhe Tregtise, Oscar Stenstrom. Ai do te takohet gjithashtu me Sekretaren e Shtetit ne Ministrine e Bashkepunimit dhe Zhvillimit Nderkombetar, Ulrika Modeer si dhe me Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Migracionit dhe Drejtesise, Lars Westbratt.
Nga sot, Aqif Rakipi i PDIU-se dhe Gledion Rehovica i LSI-se nuk jane me deputete te Parlamentit te Shqiperise. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatet pas kerkeses se Prokurorise, ne baze te ligjit te dekriminalizimit.
Shkarkohet Haki Cako, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit! Lajmi u be publik nga Ministria e Brendshme, e cila njoftoi se: Me propozim te Ministrit te Brendshem, zotit Fatmir Xhafaj, Keshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtues Madhor Haki Cako.
Partia Socialiste do te mbledhe diten e shtune Asamblene Kombetare. Ne kete mbledhje pritet qe PS te ndryshoje sekretariatin. Ne kete mbledhje do te diskutohet edhe per ecurine e qeverise, ku do te raportojne ministrat. Gjithashtu do te diskutohet edhe per ecurine e zgjedhjeve ne parti.