‘Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem, Tirana nuk ka asgje me pak se kryeqytetet e tjera te Europes. Shqiperia ka te gjitha potencialet per te qene nje kryeqytet i turizmit per Europen. Une e dua Shqiperine’. Fjalet jane te ambasadorit brazilian ne Tirane, Jorge Jose Frantz Ramos, gjate nje interviste per Agjencine Telegrafike Shqiptare.
Largimi i papritur i Eduard Halimit nga deputeti i Partise Demokratike ka vene ne levizje partine me te madhe opozitare ne vend. I dyti ne listen e PD ne Qarkun e Beratit ishte Astrit Veliu, i cili rrjedhimisht i takonte dhe mandati i deputetit.
Presidenti i Greqise, Pavlopulos ka deklaruar se eshte e pakonceptueshme qe udheheqja e Shqiperise te ngreje ceshtje came, pasi sipas tij nuk ekziston. Kreu i shtetit grek ka kercenuar Shqiperine duke deklaruar se nese deshiron integrimin ne BE te harroje çeshtjen came. Ai ka shtuar se respekti per historine eshte baza nderkombetare per miqesine dhe fqinjesine e mire.
Parlamenti ka rrezuar sot me 73 vota kunder dhe 11 pro, projekt-rezuluten e Partise Demokratike, qe i kerkonte qeverise shqiptare qe te ndryshonte qendrim lidhur me qendrimin kunder ne OKB per te njohur Jeruzalemin si kryeqytet te Izraelit. Per kete qendrim, u miratua rezoluta e Partise Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kunder, e cila e mbeshtet qeendrimin e mbajtur nga qeveria.
Eshte bere sot prezantimi i programit “100 fshatrat”. Nje program i perbashket i 4 ministrive, Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjise dhe Infrastruktures, Ministria e Kultures, dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. I pranishem ne kete aktivitet ka qene edhe kryeministri Edi Rama.