Rrëzohesh nga nje lartesi ne enderr, ja kuptimi ! 

f78db58b96e685923e25130ddba19115

Ëndrrat sikur rrëzoheni nga një lartësi, janë shumë të përhapura. Por, nuk është e vërtetë, ashtu siç besohet nga shumë,  se nëse nuk zgjohesh në momentin pa goditur ende kokën,ëndërruesi do të vdesë.

Ëndrra të tilla, janë shenja pasigurie, ankthi dhe një gjendje të pastabilizuar.

Këto ndjesi mund t’i referohen marrëdhënieve në punë, apo marrëdhënieve të tjera, ku ju ndiheni të pasigurtë dhe keni ndjesinë se nuk keni mbështetje. Prandaj, edhe në ëndërr në njëfarë mënyre, ju rrëzoheni sepse krejt papritur keni humbur kontrollin. Kjo është një ndjesi, që në fakt është e njëjtë me atë që po përjetoni në jetën reale.

Një shpjegim tjetër, lidhet me inferioritetin apo dështime që ju mund të keni përjetuar në situtata të caktuara. Ndoshta, mund të jetë frika e humbjes së një provimi apo e një pozicioni të mirë pune, mund të jetë humbja e statusit actual, por ndoshta edhe frika e humbjes së një dashurie.

Kësisoj ju ndiheni në faj, ju mundon krenaria dhe vuani ndjesinë e turpit, sepse ju ka rrëshkitur situate nga duart, dhe keni humbur diçka të rëndësishme.

Sipas teorisë së Frojdit, kur shihni një ëndërr të tillë, në fakt ky thjesht tregon një impuls seksual të personit që është duke ëndërruar, një impuls që në këtë mënyrë gjen hapësirën për tu shfaqur paturpësisht.

Këto lloj ëndrrash zakonisht ndodhin në fazën e parë të gjumit. Gjatë kësaj faze të gjumit, njerëzit reagojnë edhe me tkurrje të muskujve të krahëve, këmbëve dhe të gjithë trupit. Këto kontraktime të papritura, në fakt ëndërruesi I përjeton fort, madje duket sikur këto lëvizje  i zgjojnë nga gjumi. Mendohet se këto reagime të forta, janë pjesë e një mekanizimi që I shkaktojnë personit një gjendje rreziku dhe e bëjnë të zgjohet I  trembur dhe I gatshëm për tiu kundërpërgjigjur “kërcënimeve” që vijnë nga jeta reale.

 Një shpjegim tjetër sipas Biblës, e cila I referohet këtyre ëndrrave me një ton negative, duke sugjeruar se ëndërruesi ka dalë nga udha e Zotit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.