Te fluturosh ne enderr, ja kuptimi !

woman flying

Disa ëndërra me fluturim ta fusin frikën, derisa në tjerat ndjehesh shumë mirë. Ëndërrat ku ti e sheh veten duke flutuar mund ta shprehin nevojën tënde për të pasur kontroll. Kjo përfshin nevojën që ta fusni nën kontroll ndonjë aspekt që është duke ju dalur jashtë kontrollit, apo frikën nga kontrolli i tepruar mbi diçka.

Që të gjithë ne kemi parë ëndërr duke fluturuar, duke prekur yjet apo e kemi parë pamjen e mrekullueshme që e sheh nga qielli. Në jetën e vërtetë nuk kemi krahë dhe në këtë mënyrë ëndërrat na e shfaqin nevojën tonë për t’u liruar nga kufizimet dhe për të qenë të lirë.

Për simbolikën e kësaj endërre pajtohen pothuajse të gjithë – kjo ëndërr shpreh ambicien tonë themelore dhe prej detajeve tjera varet edhe interpretimi i tij. Nëse e shihni veten se pa problem po mund të fluturoni pak më lart se toka apo në lartësi mesatare – mund të prisni se do të realizoni ambiciet e juaja pa vështirësi të mëdha. Nëse synoni të arrini lartësi të mëdha në ëndërr – kjo është shenjë se ambicia e juaj shkon përtej mundësive dhe se duhet ta rishikoni atë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.