FIK

 

 

FIQ

Në qoftë se shikoni një pemë pa fiq dhe të zverdhur, do të keni lajme të këqia. Në qoftë se shikoni një pemë plot me fiq, do të merrni lajme të mira dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni fiq të tharë, do të keni ngatërresa gjyqësore. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura, do të keni fitime. Në qoftë se shikoni sikur janë të kaluara në tel, do të gjeni gjëra të cilat i dinit të humbura. Në qoftë se shikoni sikur janë të krimbur, do të humbni një çështje shumë të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur ju gjuajnë me fiq, mundohen t’u bëjnë keq, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të njomë, do të humbisni një pjesë të pasurisë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të thatë, udhëtimi që mendoni të bëni nuk do të jetë dhe me aq interes dhe në qoftë se do ta bëni këtë udhëtim do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur i shisni, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur bleni fiq do të takoni një person rastësisht që do t’u ndihmojë në biznesin tuaj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.