Keni parë ëndërr sikur ju bien dhëmbët, ja kuptimi

00.1enderr56151458

Je zgjuar ndonjëherë e trembur nga shtrati dhe je kujtuar që po ëndërroje sikur të binin dhëmbët? Kjo mund të fshehë di?ka shumë të rëndësishme për ty dhe për mënyrën se si po të shkon jeta. Është një ëndërr që, në të vërtetë, është e ngjashme për shumë njerëz. Ka disa shpjegime pse shikon pikërisht këtë lloj vizioni. Ja si mund ta kuptosh më mirë se ?farë po të ndodh me mendjen.

Kuptimi më i shpeshtë që i jepet një ëndrre të tillë (dhe më fatlumi) është që, në të vërtetë, nuk po kujdesesh si? duhet për veten dhe ti e di këtë. Kur dhëmbët bien e zhduken, marrin me vete edhe rutinën e të bërit të gjërave, si? është p.sh ushqimi apo gjëra të tjera nga e përditshmja. Mendja mund të jetë duke të të thënë që duhet të fillosh të shohësh më tej, pas vetes, mendërisht apo psikologjikisht, në vend që të fshish përgjegjësitë.

Po ashtu, një kuptim tjetër është edhe frika se po plakesh. Nëse ke bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetë, duhet të mendosh më shumë për të, mbi të gjitha. Nëse ideja e të plakurit të bën nervoze, ajo do të jetë në mendje edhe ndërsa je duke fjetur, ndaj edhe shikon të tilla ëndrra.

Mendimet se dhëmbët bien mund të jetë gjithashtu edhe një shenjë që ke nevojë të ushqehesh (mendërisht). Ndoshta ti nuk e analizon shumë këtë gjendje, por nëse nuk ke askënd që të shohë pas teje, duhet të mendosh seriozisht për këtë. Këto lloj ëndrrash janë një mënyrë për të të treguar që ke nevojë për një njeri në jetë që kujdeset për ty.

Si? e sheh, ka disa mënyra për të interpretuar këto lloj ëndrrash. Gjëja më e mirë për të bërë është të analizosh jetën dhe të shohësh nëse ka aty nevojë për shpjegime. Nëse gjith?ka që të ndodh në jetë është korrekte dhe ti e kupton, atëherë ëndrrat do të mbeten vetëm ëndrra.

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.