Test vëmendjeje, arrini të gjeni çfarë nuk shkon në këtë fotografi?

kuriozitete.bnhyufbn

Ata që e konsiderojnë veten detajistë, kanë mundësinë të testojnë veten përmes këtij imazhi. Sypetritët e syshqiponjat mund të vërejnë se diçka nuk është në rregull në këtë imazh me shi.

Sipas një përdoruesi të Tiktok që ndante iluzionin e dukshëm optik, vetëm një për qind e njerëzve, do të jenë në gjendje të tregojnë se çfarë nuk shkon me të. Fotoja tregon një grup njerëzish që presin një autobus në shi.

Gjithçka duket mjaft normale, derisa të shikoni pak më afër. “Vetëm një për qind e njerëzve mund të gjejnë se çfarë nuk shkon me këtë imazh, nuk është e lehtë”, shpjegon HecticNick në postimin në TikTok.

Nëse nuk e keni parë vetë, komentuesit në TikTok mund t’ju drejtojnë patjetër në drejtimin e duhur. “Ka ujë në vendet që njerëzit janë duke qëndruar me një çadër”, tha njëri. Por më konkretisht, është zonja me fustan të kuq ajo që është e çuditshme.

“Gruaja me fustanin e kuq nuk ka çadër por nuk është e lagur”, tregon një tjetër përdorues. Më shumë se 27 mijë njerëz kanë ndarë komentet e tyre në videon virale.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.