​Pse nuk duhet të përdorim sfungjer për të larë trupin?

sfungjer për të larë trupin

Dushi është ndoshta pjesa e dashur dhe qetësuese e rutinës së ditës suaj. Me siguri, një nga produktet që përdorni sa herë bëni dush, është edhe sfungjeri. Edhe pse i përdorur gjerësisht, rezulton se sfungjeret në fakt nuk janë krejtësisht të sigurt për t’u përdorur çdo ditë dhe mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira me kalimin e kohës.

Efektet që sjell eleminimi i sfungjerit

Lëkura juaj mund të duket më e pastër

Edhe pse sfungjerët janë krijuar për të pastruar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për ta lënë lëkurën të lëmuar, në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Për shkak se janë shumë porozë, sfungjerët bllokojnë lehtësisht ato qeliza të lëkurës që sapo keni hequr nga trupi juaj, duke u bërë mjedisi i përsosur për lulëzimin e baktereve. Dhe për shkak se përdoren dhe ruhen në një banjë të lagësht, kurrë nuk thahen plotësisht, gjë që krijon një terren të përsosur mbarështimi për organizmat e ndryshme që mund të çojnë në infeksione të lëkurës. Nëse nuk e ruani dhe e thani siç duhet, sfungjeri juaj mund të rritë baktere të rrezikshme të quajtura E. coli. Ekspozimi ndaj E. coli mund të çojë në disa simptoma shqetësuese, duke përfshirë dhimbje stomaku dhe të përziera, madje mund të shkaktojë të vjella.

Mund të ndihmojë në parandalimin e acarimit të lëkurës

Nuk ka dyshim që sfungjeret e banjës mund të pastrojnë në mënyrë efektive lëkurën tuaj, por nëse e bëni atë shumë shpesh dhe me forcë, në fakt, mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Fijet mund të jenë shumë gërryese për lëkurën tuaj dhe mund ta dëmtojnë atë me kalimin e kohës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.