Një luleshtrydhe gjigante futet në librin Guinness

fermeri.luleshtrydhee

Fermeri izraelit Chahi Ariel ka rritur luleshtrydhen më të rëndë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness. Luleshtrydhja që peshonte 289 gram,  ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një kokrra të kuqe të zakonshme të varietetit lokal Ilan, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani të Izraelit. Luleshtrydja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas Rekordeve Botërore Guinness .

Ariel kishte shpresuar se do të ishte fitues kur pa se sa po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar. Ai ka pritur konfirmimin se ishte një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer raporton “CNN”. “Kur dëgjuam, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Unë u hodha në makinë, qesha dhe këndova”, tha Ariel, duke shfaqur me krenari certifikatën e tij në një laptop. “Ne e kemi pritur këtë për një kohë të gjatë”.

Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të vazhdojë të fitojë peshë, sipas faqes së internetit të librit të rekordeve. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një fermer japonez, i cili zbuloi një luleshtrydhe prej 250 gramësh në korrjen e tij në 2015. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.