Pse është kaq e vështirë të përdoren fjalët magjike? Cila është rëndësia e tyre?

fJALE.MAGJIKE

“Dje në shkollë mësuam katër fjalë mirësjelljeje: “Falëminderit”, “Je i/e mirëpritur”, “Të lutem” dhe “Më fal”. Edukatorja na tha se fjala e fundit po përdoret më pak nga të gjithë, por që ishte më magjikja nga tëgjitha”. – Carla dhe Serena, 4 vjeçare

Fjalë të tilla po përdoren përherë e më pak nga të gjithë, secila prej tyre. Sot nderet po konsiderohen tëmirëqena, mirënjohja ka nisur me kohë të zbehet dhe gabimi të mos pranohet. Në ditët e sotme njerëzit ndihen me turp të kërkojnë falje, pasi krenaria nuk i lejon të pranojnë gabimet. Ku qëndron problemi? Sigurisht tek secili nga ne. Ne harrojmë se ndryshimi nis nga vetja, dhe nëse secili nga ne nuk i përdor këto fjalë të konsideruara magjike, sigurisht që do të fillojnë të harrohen.

Ku ka më magjike se të falenderosh për një nder që të kanë bërë, se të jesh mirënjohës për të. Apo që tëpranosh një gabim dhe të kërkosh ndjesë. Ndihesh më mirë vetë dhe i bën edhe të tjerët të ndihen mëmirë. Jo vetëm që tregon kulturë, por edhe bëhesh shembull që brezat e rinj t’i përdorin këto fjalë, të rriten me edukatën e duhur.

Fëmijët nuk kanë modele që duhet të ndjekin, i krijojnë ato përgjatë jetës. Nëse pranë kanë modele që nuk janë mirënjohës apo që nuk kërkojnë falje për gabimet e tyre, sigurisht edhe ata do të rriten të tillë. Ne nuk vuajmë për të rinj që rriten me modele të tilla, i kemi të shumtë në shoqërinë tonë. Kemi nevojë për ndryshim dhe ndryshimi duhet të nisë nga secili nga ne. Nëse japim shembullin e një personi të edukuar dhe mirënjohës, sigurisht edukata dhe mirënjohja do të bëhen pjesë e karakterit të personave të tjerë që na rrethojnë. /bota.al/

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.