50 thënie të zgjuara që mund t’iu ndryshojnë jetën
1 – Tregohu aq i fortë në veprime, sa je në mendime – Uilliam Shekspir
2 – Imagjinata i është dhënë njeriut për të kompensuar atë që ai nuk është, dhe një sens humori për të ngushëlluar veten për atë që është – Oskar Uaild
3 – Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani – Bertrand Russell.
4 – Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë – Aristoteli
5 – Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimikë dhe fizikë një fenomen kaq të rëndësishëm sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti – Albert Ajnshtajn
6 – Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde – Eleanor Rusvelt
7 – I fortë është ai që është në gjendje të kapë çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes –Napoleon Bonaparte
8 – Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet – Platoni
9 – Ajo që nuk më vret më bën më të fortë –Niçe
10 – Hitleri dhe Musolini ishin vetëm zëdhënësit e qëndrimit mbi dominimit dhe dëshirës për pushtet që janë pothuajse në zemrat e të gjithëve. Derisa burimi të pastrohet, gjithnjë do të ketë konfuzion dhe urrejtje, luftëra dhe antagonizma klasorë – Jiddu Krishnamurti
11 – Nuk mund të shkelësh dy herë në të njëjtin lumë – Herokliti
12 – Nuk ka njeri, sa do i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më – Marsel Prust
13 – Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara – Martin Luter King
14 – Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë – Lao Tzu
15 – Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët – Vincent Van Gogh
16 – A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë – Desmond Tutu
17- Integriteti nuk ka nevojë për rregulla. –Albert Camus
18- Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean. –Isak Njuton
19- Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër.- Albert Ajnshtajn
20- Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten. -Hermann Hesse
21- Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish. – Bertrand de Jouvenel
22- Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër. -Mark Twain
23- Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve. – Frederic Bastiat
24 – Mos qaj për të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendro mendjen tek e tashmja – Buda
25 – Mos i bëj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta bëjnë ty – Sokrati
26 – Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë – Mahatma Gandi
27 – Bëj punën që do, dhe nuk do të të duhet të punosh kurrë – Konfuci
28 – Mendoj, pra jam – Rene Dekart
29 – Vdekja s’duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s’do të jemi më – Epikuri.
30- Shpata nuk vret njeri; ajo është mjet në duart e vrasësit. -Seneca
31- Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq. –James Joyce
32- Dobësia e sjelljes bëhet dobësi e karakterit. –Albert Ajnshtajn
33- Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e vet nuk mund të ndryshojnë asgjë. –George Bernard Shaw
34- Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar. –Fjodor Dostojevski
35- Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm. –Fjodor Dostojevski
36- Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur. – Zhan Pol Sartri
37- Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh. –W.B. Yeats
38- Fuqinë e mendjes e ke ti – jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh forcë. –Markus Aurelius
39- Parë nga larg, çdo gjë është e bukur. –Taciti
40- Pasuria është si uji i detit, sa më shumë njeriu pi aq më i etur bëhet; dhe e njëjta është e vërtetë për famën. – Arthur Schopenhauer
41- Ne humbëm sepse i thamë vetes se humbëm. –Leo Tolstoi
42- Injoranca e vërtetë nuk është mungesa e njohurive, por refuzimi për t’i përftuar ato. –Karl Popper
43- Nëse përpara iu del një mur, mos u ktheni mbrapa, por mendoni se si t’i vini rrotull, t’a kapërceni ose të kaloni nëpër ‘të. -Michael Jordan
44- Mos u zemëro me shiun; ai thjesht nuk di se si të bjerë lart. –Vladimir Nabokov
45- Jo gjithmonë mund të merrni atë që doni, por nëse herë pas here kërkoni, mund merrni çfarë ju duhet. –Mick Jagger
46- Karakteristikat e vërteta të injorancës janë kotësia, krenaria dhe arroganca. – Samuel Butler
47- Informacioni nuk është njohuri. – Albert Ajnshtajn
48- Dikush mund të buzëqeshë, dhe të jetë djall.- William Shekspir
49– Pasioni për të mësuar … është mjet për mbijetesë.- Karl Sagan
50- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.-Sokrati/