3 menyra per tu bere me i motivuar nga Harry Box

89526565uijhnmnj

1.Kur progresi yt eshte I dukshem, ti do te ndjehesh me I motivuar per te vazhduar punen tende deri sa te marresh te gjithe rezultatin qe do. Sepse mendja jote do ti lidhe ato emocione te kendshme te marrjes se rezultateve te vogla me punen tende te zellshme

. Prandaj ndaji qellimet e tua te medha ne qellime me te vogla e ne objektiva ditore. Do ta ndjesh veten shkelqyehem kur do te shohesh cdo dite qe ke arritur keto objektiva te vogla ditore, dhe keto ndjenja pozitive do te te shtyjne dhe motivojne te merresh me aktivitetet e tua cdo dite derisa te marresh te gjitha rezultatet qe do.

2.Kur punon shume dhe nuk merr asgje, mos e lejo negativitetin te te demotivoje. Deshtimet jane te domosdoshme per te mesuar rrugen e duhur se si mund te arrijme qellimet qe duam. Prandaj vazhdo te shpresosh dhe mos e ler trurin tend qe ti lidhe menderisht perpjekjet e tua me ndjenjen e padobishmerise e kotesise. Aftesia jote per te shpresuar dhe kokefortesia jote do te te motivojne te vazhdosh te perpiqesh, te provosh perseri ne nje menyre me ndryshe, derisa te gjesh menyren e duhur se si arrihet ajo gje qe do.

3.Mos lejo shoket te te shkaterrojne vetbesimin tend. Sepse nese dyshon ne aftesite e tua, atehere mendja jote do ti lidhe aktivitetet e tua me ndjenjen e dhimbshme te jokompetences, dhe do te beje cdo gje per te te shmangur ty nga ato aktivitete. Njerzit bejne gjithmone komente negative mbi progresin e te tjereve. Shoket inteligjente jane te rralle. Prandaj shmange diskutimin e qellimeve te tua me cdo njeri qe te del perpara. Dhe vetebesimi yt I forte do te te motivoje ty te vazhdosh perpara edhe ne situatat me te veshtira.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.