“Thoja a është Rama në pushtet?”, Luizi ia thotë në sy kryeministrit: Në Big Brother doja një videocall me ty

 640 0 64686ab41c93e

Fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejli ishte i pranishëm sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Luizi i tha Ramës se brenda Big Brother ka kërkuar të zhvillojë një videocall me të.

I pyetur nga Rama për projektet e së ardhmes, Luizi u shpreh se do të vazhdoj të këndojë dhe do të bëjë filma.

Luizi: Në hapin tjetër do vazhdoj ëndrrën që m’u ndërpre do bëj këngë sa më shumë do bëj projekte për filma, janë skenare që më janë dhënë, skenaret janë gati. Me një telefon e merr vesh por tani nuk ke si me dit. Pyesja si është jashtë. A është Rama në pushtet. Kur hyra në formularin e Big Brother kisha shkruar dua një videocall me Edi Ramën.

Rama: Më kishin thënë se doje një videocall me mua por s’doja të ngatërrohesha me Big brother.

Martesën e ke reale apo jo?

Luizi: Po pyet për veten apo për shok? Po reale.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.