E preferuara e sezonit: Përse të gjitha vajzat duhet ta kenë këtë verë një çantë të tillë?

canta.kashtee

Nga stilet praktike deri tek ato të voglat që duken si kuti, çantat e thurura janë aksesorë të përsosur të veshjeve verore. Vitet e fundit ato janë rikthyer në modë dhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe.  Ato mund t'i kombinoni për t'i marrë kudo, pavarësisht nëse shkoni në park për një piknik, pazar apo kafe me miqtë.

Ka një arsye pse ndikimi i Dukeshës së Kembrixhit ka ndihmuar për ta sjellë në trend këtë aksesor.

Në fillim të këtij viti, gruaja e Princit William solli nga Karaibet disa çanta të thurura dhe tregoi se si ato mund të jenë aksesorë elegantë për kombinimin tuaj të ditës apo mbrëmjes.

Nuk ka rëndësi çfarë keni veshur, me çdo print, prerje apo ngjyrë të rrobave, çantat klasike të thurura ngjyrë bezhë përshtaten në mënyrë të përsosur.

Bëhuni mbretëresha e stilit edhe në plazh! Avantazhi i varianteve të mëdha të këtyre çantave është se ato mund të jenë një aksesor praktik, por edhe modern për të shkuar në plazh.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.