Xhaketat që do të shihni më shumë këtë pranverë, merrni edhe ju tuajën

xhaketat.bomber

Xhaketat e stilit "bomber" janë rikthyer fuqishëm si tendenca e pranverës së vitit 2022. Dhe me një xhaketë "bomber", jo detyrimisht do të ngjani si një vajzë në moshën e shkollës, por mund t'i jepni pamjes suaj edhe një shije elegante. Mjafton të dini truket se si mund ta kombinoni atë në përditshmëri.

Xhaketa "bomber" në modë për pranverën 2022 mund të jetë e printuar ose në një nuancë neutrale, më formale se xhaketa tradicionale e kohës së gjimnazit. Një copë "e rritur", e cila megjithatë nuk i humb karakteristikat thelbësore që e kanë bërë të përjetshme nga vitet tetëdhjetë e deri më sot: mëngët dhe jaka në pëlhurë elastike, mbyllja e dukshme me zinxhir, kopsat në xhaketë dhe materiali i pëlhurës saten.

Si ta kombinoni "bomberin" me elegancë në pranverën e 2022

"Aleati" më i mirë i kësaj xhaketë në pranverë është gjithmonë pjesa e sipërme e shkurtër, e prerë nën bust. Në vend të xhinseve të zakonshme, një palë pantallona të gjera me bel të lartë me prerje të drejtë. Një palë sandale komode në këmbë, një çantë në dorë në vend të një çante shpine, siç diktojnë tendencat e çantave të stinës.

Veshja ideale kur dilni në kohën e lirë dhe jo vetëm. Për të nxjerrë në pah xhaketën "bomber" edhe në momentin e mbërritjes në zyrë, mjafton të zëvendësoni bluzën e shkurtër me një bluzë të zakonshme, dhe t'i kombinoni me një palë pantallona nga ato që vishni me këmisha.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.