Harrojini fustanet e ballove dhe stolitë e rënda, të gjithë po dashurohen me princeshën Ingrid falë këtij detaji

princesha.ingrid

Sa herë që dëgjojmë fjalën princeshë menjëherë na vijnë në mendje imazhet që zbulonim herë nga filmat vizatimorë e herë nga librat. Por, vajza me sy blu dhe flokë të arta  që pret në ballkonin e pallatit mbretëror veshur me fustan balloje nuk ‘’ekzistojnë më’’, ose të paktën princeshë Ingrid Alexandra na provoi krejt të kundërtën. Trashëgimtarja e fronit norvegjez zgjodhi që në 18-vjetorin e saj të mos pozonte me fustan mbrëmjeje, por me një look klasik që nuk zhgënjen kurrë.

E veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe me një grim thuajse minimalist, kjo vajzë do të jetë një ditë mbretëresha e Norvegjisë, çka do të përbënte një revolucion i vërtetë në një dinasti pothuajse ekskluzivisht mashkullore

Princesha Ingrid Alexandra mbush 18 vjeç para pak ditësh dhe për të festuar këtë moment të rëndësishëm, siç edhe është traditë, familja mbretërore ka publikuar një foto të saj në rrjetet sociale, me të cilën u dashuruan shumë njerëz. E sigurisht që përveç gjeneve të bukura që 18-vjeçarja ka marrë nga prindërit e saj, princi Haakon dhe princesha Mette-Marit, ishte stili i saj ai që na bëri për vete të gjithëve.

Princesha ka dy vëllezër dhe i pëlqen surf-i dhe ka kryer stërvitje ushtarake, një domosdoshmëri për të gjithë trashëgimtarët e fronit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.