Pulovër + xhinse; 4 kombinime 'cool' që nuk kalojnë pa rënë në sy

pulover.fashionn

Një pulovër dhe një palë xhinse janë një kombinim shpëtues pothuajse në çdo rast, por puna është si ta kthesh atë në një look 'fashion' që nuk shpëton pa marrë vëmendjen e merituar? Revista italiane e modës Grazia.it sugjeron 4 kombinime mbështetur tek Armocromia (loja me ngjyrat) që ju garantojnë një look të pagabueshëm.

Kombinimi i dimrit

Ky kombinim mbështetet tek zgjedhja e një bluje të errët ose e zezë. Ka 4 pjesë dhe përfshin një jelek të trikotuar që bashkon të zezën me konture me nuancat e ftohta si e bardha optike,  ndërsa për sa i përket këpucëve mund të zgjidhni një palë 'slingback' ngjyrë blu të errët.

Kombinimi i vjeshtës

Ky kombinim mbështetet në paletën e ngjyrave të vjeshtës. Xhinset kësaj here janë ngjyrë kafe, gjithashtu edhe këpucët prej lëkure ngjyrë çokollate. Thyerjen në këtë kombinim e bën çanta jeshile pylli. Provojeni sepse do të jetë një sukses i vërtetë!

Kombinimi i pranverës

Ky kombinim bashkon ngjyrat e ngrohta dhe ato të gjalla e të plota. Xhinset në këtë rast janë blu, pulovra jeshile bari kurse çizmet e çanta ngjyrë konjak, i japin personalitet këtij kombinimi.

Kombinimi i verës

Ky kombinim është  i thjeshtë. Vishni xhinset tuaja të zbardhura ose me nuancë mesatare, një pulovër në nuancë të hapur si ky golf lejla pastel dhe çizme me pak takë e një çantë në detaje argjendi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.