Nëse doni të shkëlqeni mbrëmjen e Vitit të Ri, ky është make upi që duhet të provoni sa hap e mbyll sytë

0.5 SYTEVITIRI

A jeni gati për t'ju prezantuar risitë e bukurisë për dhjetorin? Kliko dhe lexo më shumë, lidhur me rekomandimet tona për të qenë më në formë se kurrë, këtë sezon!

Për të gjitha ju ndjekëset e modës dhe tendencave të reja, ju prezantojmë me koleksionin më të ri dhe universal të Chanel.  Vetë Lucia Pica vjen me një kod vizual me nënshkrimin Mademoiselle Chanel. Për një shpërthim shkëlqimi dhe një tronditje emocionale të këtij sezoni festiv ju sugjerojmë të përdorni elementin kyç I cili shërben herë herë, edhe si simboli I klasikes. Dizajnerja e ngjyrave të Chanel, ka përdorur rripin e zinxhit në ngjyrë floriri për të prezantuar tendencat e këtij sezoni dhe theksuar klasiken dhe modernen, në një stil perfekt që ndërthur të zezën dhe arin.


Chanel ka zgjedhur ta prezantoj kështu koleksionin e saj pasi ari i fuqishëm i zinxhirëve simbolizon bollëkun dhe luksin, pastërtinë dhe dritën hyjnore. Por cilat janë ngjyrat e make up-it që duhet të përdorni?


LES BEIGES – Krem pudër
Linja LES BEIGES sjell për ju fondatinën e cila përveç tonalitetit, i jep fytyrës suaj butësi dhe hidratim. Ai arrin të barazoj pigmentin e lëkurës suaj dhe thekson shkëlqimin e saj. Perveç të tjerash ky krem ka përbërës aktiv mbrojtës dhe i jep një pamje të bukur dhe të butë fytyrës suaj e cila do të ngjaj si një saten i vërtet. Thjesht dhe në mënyrë elegante, fytyra është e përmirësuar me sofistikim natyral që zgjat 12 orë.

Tonet e reja të këtij sezoni, rrisin besimin e femrave të cilat kënaqen me shkëlqimin  e fytyrës së tyre dhe syve gjithashtu. Linja që do ju fali këtë dashuri është LES CHAÎNES D'OR DE CHANEL:


ILLUMINATING BLUSH POWDER – Pluhuri ndriçues i fytyrës

Pasi të keni aplikuar kremin pudër në fytyrë, këtë produkt jua sugjerojmë ta aplikoni menjëherë. Shkëlqimi i saj i artë, rrit në mënyrë delikate konturet e fytyrës dhe thekson mollëzat tuaja me një delikatesë dhe efekt verbues. Ky pluhur ndriçon lëkurën, tërheq dritën dhe siguron pamjen e një trëndafili natyral dhe të pastër ne fytyrën tuaj.

OMBRE PREMIÈRE – Pluhur për sytë 
Kete pluhur e gjeni në 4 nuanca të ndryshme. Shkëlqimi që jep në sy ky pluhur, pasqyron shkëlqimin e shpirtit tuaj këtë sezon festiv. Secila prej këtyre toneve i jep jehonë dhe kënaqësi të bollshme festave këtë vit. Tonaliteti i artë, zbukuron kapakët e syve duke i dhënë kështu më shumë hijeshi dhe shkëlqim verbues. Ka efekt intensiv dhe është shumë i butë kur aplikohet.





ALLURA ROUGE – Buzëkuqi i festave
Ky buzëkuq jep prekjen e lehtë të make up-it tuaj. Kjo linjë ofron për të gjitha ju, nuancat e përjetshme, ngjyrat e të cilave pasurohen edhe më shumë nga shkëlqimi që japin. Në momentin kur e aplikoni do të shihni modernitetin në buzët tuaja. Intensiteti dhe butësia e kësaj linje ju jep hije, rrezatim dhe shumë më tepër feminilitet.  Kështu ju sugjerojmë që prekja e duhur e elegancës suaj të jetë nje buzëkuq ALLURA ROUGE.

LE VERNIS – Pluhur ari
Dhe nëse doni që të jeni epiqendra e vëmendjes, ja ku ju sugjerojmë pluhurin më të bukur që keni parë. Ai ju jep një spërkatje ari në të gjithë fytyrën tuaj. Këtë koleksion, LE VERNIS është produkti më i preferuar. Ky pluhur sjell prekjen e fundit për të dhënë një pamje tmerrësisht elegante, fine dhe në dukje një pamje luksi për fytyrën tuaj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.