Këto Krishtlindje duhet kopjuar look-u i Kate Middleton

kate.madiltonn

Mjafton pak e kuqe dhe vijnë menjëherë Krishtlindjet: Kate Middleton ka prezantuar look-un perfekt për festa, duke kombinuar një pallto të kuqe dhe një shall tartan. Dukesha e Kembrixhit ndodhet në një tur mbretëror së bashku me bashkëshortin, Uilliam. Ata po japin kontributin e tyre për punonjësit e sistemit sanitar gjatë periudhës së pandemisë. Elegante i gjithmonë, ajo ka vendosur t’i dhurojë një dozë festive look-ut të saj duke zgjedhur një pallto të Alexander McQueen në një nuancë që evokon menjëherë Krishtlindjet.

Në qafë ka vendosur një shall tartan, një print skocez shumë i dashur nga mbretërorët. Look-un e ka kompletuar me një palë çizme të zeza kamoshi me takë të lartë, dorashka lëkure dhe një çantë nga Grace Han. Palltoja e kuqe është propozim i shumë shtëpive të modës këtë periudhë dhe printi skocez i kombinuar me këtë tonalitet evokon një lidhje të lashtë të këtij çifti me traditën e familjes mbretërore.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.