Makeup-i për meshkujt/ Korea e Jugut dominon tregun

cdn.cnn.com cnnnext dam assets 181108165301 boy de chanel 21583238207

Korea e Jugut ka përqafuar prej kohësh produkte bukurie që shihen si të patregtueshme nga tregu perëndimor.

Produktet e makeupit për meshkujt në Kore kanë pësuar një rritje në shitje me 44% nga viti 2011 në 2017.

3 nga 4 meshkuj koreano-jugor tregojnë se shkojnë në sallone bukurie të paktën një herë në javë.

Ky fenomen mendohet se është ndikuar nga grupet muzikore K-pop, të cilët përbëhen nga meshkuj shumë të hapur ndaj makeup-it, lyerjes së flokëve dhe trajtimeve të bukurisë.

Një tjetër faktor ka të bëjë me pabarazinë gjinore në Kore, disa dekada më parë. Gratë ndiheshin tejet të dominuara nga meshkujt, pas rritjes së papunësisë për gjininë femërore dhe kërkonin meshkuj më të butë e të kuruar për partner. Ky standard bukurie duket se mbizotëron tani në Korenë e Jugut.

Edhe pse marka perëndimore si Chanel po bëjnë përpjekje për të futur në treg produkte makeup-i për meshkujt, duket se është një rrugë e largët deri në ndryshimin e standardeve të bukurisë për mashkullin perëndimor.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.