10 fustanet më seksi që propozojnë të famshmet për Shën Valentinin

Dita më romantike e vitit është shumë afër dhe tani është koha për të menduar çfarë do të veshësh më 14 shkurt. E ke gjetur veshjen ideale që do ta bëjë të dashurin të thotë “wow”? Nëse akoma ke dyshime, frymëzohu nga këto propozime të femrave të famshme.

Mund të duket se këto veshje janë shumë luksoze dhe të shtrenjta për ty, por ke kohë mjaftueshëm për të gjetur një alternativë më të lirë.

Jeshile nga Jennifer Lopez

Mos nguro të eksperimentosh me ngjyrat. Shën Valentin nuk do të thotë të veshësh vetëm të kuqe. Është kënaqësi më vete kur bën ndryshim nga rasti, kështu që ngjyrat nuk janë të limituara. Shiko sa bukur duket J. Lo me këtë mini fustan trendy duke dalë jashtë rregullave. Ngjyrat e forta mund të bëjnë këdo xheloze për sigurinë dhe komoditetin tënd.

640 0 5e3ed87d60841 387x600

Fustan i zi me të çarë seksi nga Rita Ora

Këngëtarja britanike Rita Ora, përfundimisht e di mjaft mirë të bëje xheloze këdo me veshjet e saj. Gjithmonë i mahnit fansat me zgjedhjet që bën dhe ia del të jetë mbretëreshë në tapetin e kuq. Duke iu referuar Ritas, një fustan i zi me një të çarë seksi është zgjedhja perfekte për Shën Valentinin. Dhe mund ta bëjë partnerin krenar për ty, përsëri. Kombinoje këtë zgjedhje me aksesorë gold dhe buzëkuq flakë.

640 0 5e3ed87e0624d 451x600

E kuqe nga Blake Lavely

E kuqja është ngjyra e Shën Valentinit, ngjyra e pasionit, e dashurisë. Nëse është fjala për një darkë romantike, zgjidhja e menjëhershmë është fustani i kuq. Si Blake Lively, e cila i ka ideale zgjedhjet e kuqe, me një fustan të tillë të gjatë do të dukesh thjeshtë seksi.

640 0 5e3ed87ea980d 413x600

Ngjyrë pjeshke nga Jamie Chung

Aktorja amerikane dhe një nga fashionistet më të njohura, Jamie Chung, vesh gjithmonë tendencat dhe e di mjaft mirë çfarë duhet nëse do të duket si mbretëreshë. Fatmirësisht, edhe look-u ia mundëson këtë gjë. Ngjyra e ëmbël e pjeshkës në çdo gardërobë për Shën Valentin është një frymëmarrje për festën. Jamie e zgjedh këtë fustan të kombinuar më ngjyrat pastel: pjeshkë dhe pink – kombinimi perfekt. Shton edhe disa aksesorë minimalistë.

640 0 5e3ed87fea63e 399x600

Bluzë e shkurtër dhe fund treçerekësh nga Jessica Alba

Nëse nuk je natyrë që vesh fustane të gjatë apo të shkurtër, Jessica Alba ka një zgjidhje për ty. Shiko sa bukur mund të dukesh duke zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe një fund treçerekësh si Jessica. Mos u shqetëso nëse bën ftohtë jashtë, sepse një xhup casual është mjaftueshëm. Vish geta dhe çizme të shkurtra me taka. Nëse nuk do të dukesh shumë femërore, një xhup lëkure po ashtu do të të qëndronte mjaft mirë.

640 0 5e3ed880a4c6c 400x600

 

Fustan i shkurtër me mëngë të gjata si Kerry Washington

Aktorja amerikane Kerry Washington është klasifikuar si një nga të famshmet që vishet më bukur. Ajo di gjithmonë të zgjedhë veshje glamor dhe elegante. Edhe me këtë veshje ka goditur në shenjë, duke treguar edhe një herë tjetër stil unik: chic dhe seksi. Një pink e lehtë me qëndisma është zgjidhja ideale për të mahnitur parnerin.

640 0 5e3ed882e88a2 385x600

 

Fustan i shkurtër i kuq si Selena Gomes

Nëse nuk je shumë fanse e fustaneve të mbrëmjes, mos u shqetëso. Si të duket ky fustan seksi dhe shumë provokues nga Selena Gomes gjatë premierës “Rudderless”? Një look i thjeshtë dhe shumë romantik në tapetin e kuq. Ngaqë është shumë seksi, fustani nuk ka nevojë për shumë aksesorë. Thjeshtë, vathë të thjeshtë dhe kaq.

640 0 5e3ed88155cf1 400x600

Fustan lëkure si Jennifer Aniston

Një prekje më rock në ditën romantike? E thjeshtë! Duket sikur është një nga zgjedhjet më të vjetra të fashion-it zgjdedhja e lëkurës, por për shumë vajza kjo është një armë që godet gjithmonë. Aktorja amerikane Jennifer Aniston është një fanse e zjarrtë e lëkurës, fustan, pantallona apo xhaketë. Ajo e di të jetë mjaft femërore edhe në këtë zgjedhje. Me dy ose tre aksesorë gold mund të kompletohet.

640 0 5e3ed8843d8e6 337x600

Një fustan gur kali nga Lupita Nyong

Nëse je një nga bukuroshet me lëkurë pak më të errët, zgjedhja e kësaj ngjyre do të të falë më shumë shkëlqim. Zakonisht, nuancat e blusë i veshin vajzat me tipare të errëta, sepse u dalin në pah të gjitha tiparet e forta. Fituesja e çmimit Oscar Lupita Nyong, gjithmonë zgjedh fustane mbresëlënëse, por sidomos nga nuancat e blusë nuk druhet asnjëherë. Një fustan i gjatë gur kali është një zgjedhije e shkëlqyer për këtë Shën Valentin.

640 0 5e3ed88506ef1 359x600

Marsala si Olivia Palermo

Marsala është në përgjithësi ngjyrë shumë e preferuar nga të famshmit. Shumë prej personazheve të njohur e kanë zgjedhur një fustan Marsala në tapetin e kuq dhe thjeshtë janë dukur fantastike. Olivia Palermo e di se Marsala është zgjedhja ideale dhe në tendencë, kështu që për Shën Valentin, zgjidhe si opsion.

640 0 5e3ed9aed5f1b 210x600

 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.