Nga format deri te njollat: Si të zgjidhni shalqirin e mirë, nëse nuk lejohet të bëni provë

zbulojme shalqi.me prove

Shalqiri është ndoshta fruti që blejmë më shumë gjatë stinës së verës, duke u bërë kështu pjesë e pandashme e tryezave tona gjatë kësaj stine. Megjithatë, jo gjithmonë ia dalim të zgjedhim të duhurin.

Përzgjedhja e një shalqiri të shijshëm e flakë të kuq kërkon njëfarë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë. Por me këto këshilla ju do të mësoni se si të përzgjidhni shalqirin e duhur.

Shikoni njollat e mëdha

Lëvorja e shalqini zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha. Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqinit në tokë ose në fushë. Shalqini me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë, si shalqini në të djathtë në foton mësipër. Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije. Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

Të vrarat e lëvores

Sipas të dhënave të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt. Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma

Shalqini që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqini i rrumbullakët është më i ëmbël.

Bishti

Bishti i shalqinit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil. Nëse ai është jeshil, atëherë shalqini nuk është mjaftueshëm i pjekur.

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqirit. Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, ju këshillojmë që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.