Rreziku i infarktit mund të parashikohet vite më parë, falë një vizite okulistike

vizite okulistike 1280x7201655222132

Thonë që e ardhmja e një personi mund të shihet nga sytë e tij. Kjo thënie mund të marrë së shpejti konture reale dhe jo thjesht simbolike, pas një studimi të kryer nga kërkues të universitetit të Edinburgut, që u prezantua në Konferencën e gjenetikes njerëzore në Vjenë.

Sipas studimit, rezultatet e se cilës ende duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë, një vizitë okulistike mund të ndihmojë në përcaktimin  e tendencës që një person ka për të shfaqur rrezikshmëri për infarkt.

Sipas tyre, analiza e enëve të gjakut që ndodhen në retinë, e kombinuar me informacionet e tjera tradicionale mbi pacientin, ndihmojnë në një përcaktim më të saktë të kësaj rrezikshmërie.

Mosha mesatare e një personi që goditet nga infarkt është rreth 60-vjeçe,  ndërkohë që një goditje infarkti mund të parashikohet me sistemin  deri në 5 vite më parë.  Një kohë që mund të shfrytëzohet duke kaluar në një stil jetese më të shëndetshme, që të mundësojë minimizimin e rrezikut.

Autorët e studimit mendojnë se studimi i syrit mund të ndihmojë edhe në parashikimin e prirjes për sëmundje të tjera.  

Komuniteti shkencor ka mirëpritur studimin por ka shtuar edhe këshillën për studime të mëtejshme në këtë prizëm.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.