8 gjëra të higjienës së përditshme që nuk po i bëni siç duhet

 lekura.si.larje

Ne kemi rutina të përditshme të higjienës së trupit që i ndjekim ndoshta që nga fëmijëria, por ndonjëherë nuk e kuptojmë se disa gjëra bëhen gabim. Edhe larja e thjeshtë e dhëmbëve ka më shumë “taktika” se ç’mund ta mendoni. Dhe nëse nuk i ndiqni ato, mund ta dëmtoni veten shumë.

Më poshtë po ndajmë me ju disa këshilla që  mund të korrigjojnë rutinën tuaj për mirëqenien e përgjithshme.

1. Veshja e pecetave gjatë gjithë ditës

Specialistët nuk rekomandojnë veshjen e pecetave qoftë menstruale apo ditore gjatë gjithë ditës. Ato duhet të ndërrohen çdo 3-5 orë. Përveç kësaj, linesat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, dhe në disa raste, është më mirë t'i ndërroni çdo 2 orë. Për kupat menstruale, koha e rekomanduar e mbajtjes së tyre është 4-6 orë.

2. Përdorimi i kunjave të veshëve

Mjekët rekomandojnë të tregoheni më të kujdesshëm me veshët dhe të ndaloni pastrimin e tyre me kunja. Mos i pastroni veshët me asgjë tjetër përveç gishtit të mbështjellë me një rrobë.Studimet gjithashtu nuk rekomandojnë përdorimin e kunjave të veshit sepse ato nuk janë efektive dhe madje mund të shkaktojnë lëndime.

3. Scrubi i përditshëm ose eksfolimi i lëkurës çdo ditë

Lëkura e re rinovohet çdo 6 javë dhe eksfolimi agresiv në fakt an sjell një lëkurë të thatë dhe të irrituar. Përdorimi i një scrubit në dush është në fakt një eksfolim mekanik. Përdoreni atë vetëm dy herë në javë.

4. Ndërrimi i shtrojave të këpucëve më pak se një herë në vit

Është më mirë të zëvendësoni shtrojat tuaja të paktën çdo 6 muaj kur i përdorni rregullisht. Kjo sepse së pari një shtrojë e vjetër nuk e mbështet siç duhet harkun dhe thembrën e këmbës. Së dyti këto shtroja do fillojnë të mbajnë erë të  të keqe për shkak të baktereve. Kjo është arsyeja pse nuk është e shëndetshme të vishni këpucë pa çorape.

5. Nuk bëni scrub në zonën e sqetullave

Ekspertët thonë se edhe nënsqetullat tuaja kanë nevojë për eksfolim, veçanërisht nëse depiloheni. Përdorni një solucion për scrub trupi dhe më pas fërkojeni butësisht.  Nëse lëkura juaj e sqetullave është e ndjeshme, përdorni pastruesin e fytyrës. Bëjeni këtë procedurë dy herë në javë.

6.Përdorimi i sapunit antibakterial në fytyrë

Jo gjithmonë gjërat më të forta janë më mirë. Është më e shëndetshme të shmangni çdo pastrues që e bën lëkurën tuaj të thatë dhe të irrituar. Pra, shmangni sapunët e ashpër, duke përfshirë edhe ata antibakterialë. Agjenti antibiotik në sapunë të tillë heq nga lëkura vajrat e saj hidratues.

7. Përdorimi i sapunit antibakterial për duart çdo ditë

Është më mirë të anashkaloni përdorimin e sapunit antibakterial çdo ditë për duart tuaja. Prodhuesit nuk kanë vërtetuar se përbërësit janë të sigurt për përdorim të përditshëm dhe për një periudhë të gjatë kohore. Gjithashtu, nuk ka asnjë provë që sapuni i thjeshtë është më pak efektiv.

8. Ushtroni shumë presion gjatë larjes së dhëmbëve

Një studim ka treguar se ushtrimi i presionit të lehtë mbi dhëmbët tuaj ose larja e dhëmbëve për më shumë se 2 minuta nuk i bën ata më të pastër. Për më tepër, mund të rrisë rrezikun e problemeve të shëndetit oral.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.