Mish pule dhe perime ne shtize

0.9Mish pule 252525025

Përbërësit:

- 400 gr. fileto pule
-100 gr. salsiçe pule me djathë
-160 gr. speca të freskët, me ngjyra të ndryshme
-150 gr. kunguj
-8 domate të vogla
-vaj ulliri, kripë
-piper i bluar

Përgatitja:

Fileton e pulës, specat dhe kungujt i pastrojmë dhe i presim në kocka. Salsiçen e presim në copa të gjata prej 2 cm.

Vajin e ullirit, kripën dhe piperin i përziejmë në marinadë. Me këtë marinadë, lyejmë mishin.

Në shtizë, mishin e pulës, salsiçet, specat, domatet dhe kungujt i vendosim njërën pas tjetrës.

Shtizën e përgatitur në këtë mënyrë e pjekim në pllakën e nxehtë për skarë, përafërsisht për 10 minuta.

Gjatë pjekjes, mishin e lyejmë disa herë me marinadën e mbetur.

Shtizën e përgaditur e pjekim mirë në të gjitha anët dhe e shërbejmë me sallatë, apo si pjatë të dytë, sipas dëshirës.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.