Tarte e kripur me arra dhe djathe

1848888tarte

Sot, edhe për të kursyer kohë e për most ë përgatitur dy vakte, tartat po bëhen të të gjitha llojeve e shijeve! Variantet e të kripurave po shtohen edhe më se të ëmblat!

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Përbërësit për 6 persona:

2 petë sfoliatë të cilësisë së mirë
një djathë Brie i rrumbullakët (afërsisht 200 g) ose djathë
tjetër kaçkavall që shkrin dhe me shije delikate
100 g rrush i thatë
2 lugë mjaltë
1 e verdhë veze
2 lugë qumësht
80 g arra të qëruara

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C.
1.Thërrmojmë arrat në thërrime jo shumë të vogla dhe i pjekim në një tigan për 5 minuta ose në furrë të ngrohur më parë për 2-3 minuta. I përziejmë më pas me rrushin e thatë dhe mjaltin.
2. Hapim njërën petë sfoliatë në tavën e madhe të furrës me letër furre, vëmë në mes djathin, shpërndajmë përzierjen me mjaltë e arra dhe vëmë sipër petën tjetër.
3. Presim anash petët për dy cm në formë të rrumbullakët me aksesorin që presim pica, në mënyrë që të ngjiten mirë të dyja petët me njëra-tjetrën. E lyejmë sipër me penel me të verdhën e vezës, të rrahur më pare me pirun me qumështin dhe me copat e petës që na dalin tepër, e zbukurojmë sipër.

E pjekim për 30 minuta dhe e shërbejmë të vakët.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.