Sallata qe lufton Alzheimer

a14alzhaimer

Lufta ndaj Alzheimer nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshihet ushqimi i cili është një element shumë i rëndësishëm në mirëqenien e trurit dhe trupit tonë.
Prandaj sot po iu sjellim këtë sallatë e cila është një ndër sallatat e rekomanduar nga shumë studime si një pjatë ideale për të gjithë pacientët që vuajnë nga Alzheimer.
Përbërësit:
6 filxhan çaji gjethe spinaqi të vogla
600 g mandarina të qëruara
½ filxhan çaji arra të grira
Për salcën:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë çaji kos
¼ filxhan çaji lëng portokalli
kripë
piper
Përgatitja:
Gjethet e spinaqit shtojini në një tas sallate, mbi to hidhni arrat dhe thelat e mandarinave. Ndërkohë në një tas tjetër përgatisni salcën.
Hidhni vajin e ullirit, kosin, lëngun e portokallit, mustardën, kripën dhe piperin. Përzieni salcën e sallatës dhe hidheni sipër spinaqit dhe arrave.
Sallata është gati! Ju bëftë mirë!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.