Supe me speca te pjekur

15218389 1845608642343370 1574868611 n

Kjo pjate e jashtezakonshme per mot te ftohte, dhe qe na i pershtatet shume Majit tone me shi eshte shume e lehte qe te dashuruar. Supa me speca te pjekur ofron shije te jashtezakonshme dhe eshte dhe shume dietike.


Nje supe e mire me perime eshte shume e mire per t’ju shtuar nje rutine te re te shendetshme. Kjo supe mund t’ju ngope, dhe eshte shume e lehte ne kalori, yndyrna dhe karbohidrate.


Kjo supe eshte pa gluten, pa perberje bulmeti, pak karbohidrate, pak kalori dhe e bashkuar me hudhra te pjekura dhe ereza e bejne super te shijshme


Perberesit: 
1 kg speca te kuq te ndare pergjysme dhe te pastruar (8-10)
5 thelpinj hudhra te qeruara
2 filxhan caji qepe te grira
2 luge gjelle vaj ulliri
2 gjethe trumze te medha (1 luge gjelle pluhur)
2 gjethe dafine
4 filxhane caji leng pule ose perimesh
1 luge caji salce djegese (Tabasco)
½ luge caji kripe
½ luge caji piper I zi
1-2 luge gjelle uthull orizi

Metoda:

Pritini specat pergjysme dhe hiqni te gjithe farat dhe membranat. Shtypini specat me dore dhe vendosini ne nje tave ku keni shtruar leter alumini. Verini hudhrat mbi letren e aluminit.

Piqini specat e kuq me hudhrat per rreth 15 minutash.

Kur ti jete nxire lekura specave, hiqini nga furra dhe vendosini ne nje qese. Mbylleni ate dhe lereni te avullojne te mbyllura per 10 minuta.

Ngrohni nje tenxhere ne zjarr te mesem. Shtoni vajin, trumzen, gjethet e dafines dhe qepet. Gatuajini per 10 minuta, derisa qepet te jene zbutur.

Shtoni lengun e perimeve/pules, salcen pikante, kripen dhe piperin. Shtrydhini thelpinjte e hudhres nga lekura dhe shtojini ne tenxhere.

Me pas qeroni lekuren e cdo speci dhe hidhini ne tigan.

Uleni zjarrin, dhe gatuajini te mbuluara per 20 minuta te tjera. Hiqni gjethet e dafines dhe trumzes. Me pas me nje mikser, zbutini derisa te krijohet nje mase homogjene. Nese po perdorni nje mikser te jashtem, mos harroni ta mbuloni tenxheren me nje pecete qe gjate perzjerjes mos t’ju bjere cdo gje ne bluze.

Shtoni uthullen dhe kripen nese ju duket e nevojshme

Servireni me gjethe te tjera trumze. Ne foto do shikoni qe per zbukurim eshte trashur pak kos me qumesht per te krijuar ate zbukurimin mbi supe. E bukur por jo domosdoshmerisht e nevojshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.