Nje recete  e trahanase, supa me e ngrohte e dimrit.

100TRAHANA ME BUKE TE THEKUR

Ne keto dite te ftohta, nje prej ushqimeve me te ngrohta dhe me te shijshme eshte edhe trahanaja. Receta tradicionale turke eshte e vjeter dhe e dashur edhe per ne. Kush nuk i mban mend mengjeset apo mbremjet e ftohta kur gjyshet na vinin perpara trahanane per t’u ngrohur?

Ne Turqi, trahanaja eshte nje kulture e vjeter ushqimi, por, ashtu si edhe tek ne, mund te konsumohet si ne mengjes, edhe ne mbremje.

Zakonisht, trahanaja eshte nje ushqim i pergatitur ne shtepi, nga brumi i ardhur i gatuar me kos dhe miell gruri (brume i tharte me miell gruri qe zihet me kos a me qumesht e pastaj thahet ne diell e therrmohet; nje lloj qulli pak i tharte qe behet me kete brume).

Procesi i fermentit te trahanase, i cili ndodh gjithmone ne vere, per shkak te tharjes ne temperatura te larta, ka disa perberes shume te thjeshte. Sipas recetes turke, perberesit jane: kos i thjeshte, miell, piper i kuq, qepe dhe domate. Po keshtu, trahanaja atje serviret ne dy variante: e thate dhe likuide. Lloji me i zakonshem i trahanase eshte kjo e dyta, e cila eshte shume me e thjeshte per t’u bere gati si supe.

Megjithate, edhe nese ju keni ne shtepi nje trahana te thjeshte (sipas recetes shqiptare vetem me kos e miell gruri), mund te ndertoni me te nje supe jo te zakonshme. Ja se si:

Pergatitja:

Per te pergatitur supen, fillimisht hidh trahanane ne nje tas me uje te ngrohte bashke me ereza (piper i kuq, spec i kuq i bluar ose edhe pak piper te zi). Ne nje tigan skuq per disa minuta nje kokerr qepe derisa te marre ngjyre transparente. Nje kokerr domate, te cilen e ke grire me pare imet, perzieje me qepet. Pas kesaj, hidh trahanane tashme te zbutur ne uje te ngrohte. Nese ka nevoje edhe per pak uje, shto duke e kontrolluar qe supa te kete nje leng te trashe. Ne fund rregulloje shijen me gjalpe.

Trahanaja eshte nje ushqim qe eshte perdorur prej shekujsh ne zonat e Ballkanit, madje edhe ne Lindjen e Mesme. Ajo eshte konsideruar gjithmoen si nje gjelle rajonale, por sot eshte pjese e menuse edhe ne restorante te ndryshme me ushqime tradicionale.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.