Patate Furre me Hudhra dhe Rozmarinë

CrispyRoastedBabyPotatoes 696x464

Patate Furre me hudhra dhe rozmarinë janë shoqëruese perfekte, sidomos për mish apo gatime të tjera. Janë mjaft aromatike dhe shumë të shijshme.

Përbërësit
unskinned-potato-wedges-with-garlic-and-rosemary-ingredients

  • 1 kg patate (të qëruara)
  • 2 degë rozmarinë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 30 ml vaj ulliri
  • kripë
  • piper(të bluar në moment)

Përgatitja

Presim patatet në gjysmë për së gjati dhe pastaj në rreze rreth 2 cm.

U heqim gjethet degëve të rozmarinës dhe i grijmë sa më hollë që të mundemi.

Më pas qërojmë dhe grijmë hollë hudhrat.zaatar-roasted-potatoes-8-maureen-abood-1024x656

I hedhim patatet në një tepsi të përshtatshme dhe i përziejmë mirë me kripën, piperin e bluar në moment, rozmarinën, hudhrën dhe vajin e ullirit.

I pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 30 minuta. Janë garniturë perfekte për mishëra të pjekur në furrë dhe po kaq, për produktet e skarës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.