Embelsire me shalqin dhe kos

embelsira 780857493

Përbërësit e ëmbëlsirës:

•    1 kg shalqi
•    500 gr kos natyral pa sheqer
•    3 lugë mjaltë
•    gjysmë luge kafeje me kanellë pluhur
•    50 gr fëstëk (pistacchio)

Përgatitja:

Si fillim prisni shalqirin dhe i hiqni bërthamat, më pas e prisni në kube të vegjël. Merrni kosin e ftohtë, shtoni mjaltin dhe e trazoni mirë. Merrni pistacchion dhe e grini në copa të vogla ose me thikë ose në mikser. Merrni 4 gota qelqi dhe i mbushni deri në gjysmë me kos, më pas shtoni pakë kanellë dhe pak pistacchio të grirë, çoni disa kube shalqi dhe e mbuloni prapë me kos. Shtoni përsëri pak kanellë, pistacchio dhe e dekoroni me copat e shalqirit që ngelen. Shërbeni ëmbëlsirën shumë të ftohtë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.