Makarons embelsira franceze

MAKARONS PO RECEPTU

 Përbërësit

 
PERBERESIT PER RRETH 40 MAKARONS
  150gr të bardha të vesë
  200gr miell
  220gr sheqer
  200gr sheqer pluhur
  50gr ujë
  1luge ngjyrues ushqimor pluhur
 
PER MBUSHJEN (NJE NGA TE MEPOSHTMET)
  krem gjalpi
  marmalate
  krem ganash

Hapat

1
Ndajme ne dy ene te bardhat e vezeve, pra rreth 75gr ne njeren dhe 75gr ne tjetren.
 
2
Ne njeren ene shtojme gjysmen e sheqerit pluhur dhe e rrahim perberjen shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa masa te rezultoje plotesisht kompakte dhe te mos bjere nga ena.
 
3
Ne nje tenxhere hedhim sheqerin normal dhe ujin, i vendosim ne zjarr te ulet pa i perziere derisa shurupi te kete arritur temperaturen 110-118°C.
 
4
Ne momentin e arritjes se kesaj temperature, ja shtojme dalengadale pa ndaluar rrahjen vezeve me sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi te jete ftohur dhe te kete marre nje ngjyre te shndritshme. Shtojme edhe ngjyruesin ushqimor qe kemi zgjedhur dhe i perziejme mire.
 
5
Ne nje tas bashkojme miellin e bajameve te situr me gjysmen e mbetur te sheqerit pluhur. I shtojme gjysmen e mbetur te te bardhave te vezeve dhe i perziejme mire.
 
6
Shtojme edhe kremin e te bardhave te vezeve dhe i perziejme me shume delikatese me spatul nga poshte lart qe masa te mos bjere.
 
7
E hedhim kete perberje ne nje xhep pasticerie dhe formojme sfera te vogla te cilat i leme te pushojne per 20-30 minuta ne nje tave te shtruar me leter furre. Gjate kesaj kohe, sferave mund ti bjere pak volumi, por kjo eshte plotesisht normale.
 
8
I pjekim ne furre te parangrohur me ventilim ne 136-140°C per rreth 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, i leme ne furren gjysme te hapur per 2 minuta te tjera. I leme te ftohen makarons nderkohe qe pregatisim mbushjen.
 
9
Me ndihmen e nje xhepi pasticerie ose nje luge te vogel, vendosim pak mbushje mbi nje makarons dhe e bashkojme ne forme sanduici me nje tjeter makarons me shume kujdes.
 
10
Perpara se ti sherbejme makarons, keshillohen te pushojne per nje nate ne frigorifer.
 
11
Mund ti ruajme ne nje ene te mbyllur alumini ose ne frigorifer per 2-3 dite.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.