Koktejl Kumbullash

39428751 14af 48f1 9966 60f7b6c0600d 0

Përbërësit: 
-250 gr sheqer,
-8 kumbulla pa fara, të prera në 6 copa trekëndëshe,
-2 lime të prera në copa trekëndëshe
-300 ml xhin,
-ujë me gaz.

Receta:

Hapi 1: Në një tenxhere, ngrohni sheqerin me 350 ml ujë derisa sheqeri të tretet. Rriteni nxehtësinë derisa ujë të fillojë të valojë dhe shtoni kumbullat. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni në frigorifer derisa të ftohet.

Hapi 2: Mbushni 10 gota me akull. Shtrydhni nga një copë lime në secilën dhe më pas vendoseni brenda gotës. Shtoni 60 ml nga përzierja e mëparshme dhe 30 ml xhin për çdo gotë. Mbushini gotat me ujë me gaz duke i përzier. Dekoroejeni me kumbulla.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.