Salmon me susam dhe salce agrumesh

Agrumesus1

Përbërësit për 4 persona:

4 fileta salmon i freskët

8 lugë vaj ulliri

4 lugë kafeje salcë soje

4 lugë lëng portokalli

4 lugë lëng limoni

fara susami

kripë

Përgatitja:

Ndezim furrën me 190°C.

Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës. Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni.

Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku.

I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer).

E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut. E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.