Halloween, zbuloni biskotat më të ëmbla të këtij viti

0.7halloween.biskota236587

Sikurse tashmë e dimë të gjithë, Halloween-i në histori kaloi nga një ritual pagan në një ditë festive, kostumesh, trukesh për fëmijë dhe të rritur. Kohët e fundit dekori dhe menuja janë pjesë e pandashme e çdo 31 tetori për ta bërë këtë ditë sa më perfekte në çdo detaj.
Living sjell idenë më praktike se si mund të realizoni biskotat më të ëmbla, edhe pse me forma të “frikshme”, si kungujt, fantazmat, macet e zeza, lakuriqët e natës apo kafkat.
Përgatitja e biskotave për festën e Halloween-it na vjen natyrshëm falë formave të markës TESCOMA ! Materiali rezistent pret brumin në mënyrë të saktë, që biskotat të arrijnë lehtësisht format e mëposhtme. Nëse më parë jeni munduar t’i jepni vetë formë, tani mund të realizoni figura të thjeshta, me setin e TESCOMA. Fëmijë dhe të rritur do të ëmbëlsohen “frikshëm” në këtë Halloween, duke ndjekur recetën në vijim:

Përbërësit:

- 175 g gjalpë i butë
- 90 g sheqer
- 1 vezë
- 350 g miell
- vanilje
- pak kripë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezën, vaniljen dhe pak kripë. Pasi masa të bëhet e njëtrajtshme shtojmë miellin dhe punojmë brumin. Pasi formojmë brumin e lëmë të pushojë 30 minuta dhe e hapim me letër furre me trashësi 1/2 cm. Presim biskotat në format e Halloween-it nga Tescoma dhe i vendosim në tavë. I pjekim për 10 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Për zbukurimet sipër, tretim pak çokollatë të zezë si dhe bëjmë disa lloje ngjyrash me: sheqer pluhur, lëng limoni dhe ngjyrues ushqimor.

Image result for Zbuloni biskotat më të ëmbla të këtij Halloween-i

Image result for Zbuloni biskotat më të ëmbla të këtij Halloween-i

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.