Krofnet, një ide e mirë për mëngjes 

krofnet41544

Krofnet është një lloj embëlsire që përgatitet me miell, qumësht, vezë dhe mund të mbushet në brendësi, me reçel, çokokrem, çokollatë apo sheqer pluhur.

Përbërësit
500 ml qumësht
5 lugë sheqer
1 lugë kripë
4 kokrra vezë
Vaj misri
I kg miell
Maja buke
Sheqer pluhur
Reçel ose çokollatë


Përgatitja:
Si fillim do të përgatisim brumin. E përziejmë majanë e bukës me pak qumësht .  Më pas hedhim  4 të verdhat e vezëve duke shtuar sheqerin dhe pak kripë. Shtojmë miellin dhe të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me njëra-tjetrën, derisa brumi të formohet dhe mos të ngjisë. Brumin e përgatiur e vendosim  në një enë dhe pasi e mbulojmë, do të presim derisa të vijë.  Kur brumi të këtë ardhur, e ngjeshim brumin me pak ujë.

E fusim brumin edhe njëherë në enë dhe e mbulojmë. Presim pak,  derisa brumi të jetë gati, në mënyrë që të hapim petët. Për të hapur petët, brumit i shtojmë pak miell të thatë. Mund të përdorim një gotë, për ti dhënë petave formë të rrubullakët dhe pasi i kemi bërë në formë të tillë, i mbulojmë për gati 40 minuta. Në tigan, hedhim vaj dhe i vendosim krofnet për t’u skuqur. Mund t’i mbushni brenda me reçel, marmaladë ose çokollatë, sipas dëshirës. Pjesës së sipërme të krofnes, mund t’i shtoni sheqer pluhur.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.