Salcë domate në shtëpi, mësoni recetën perfekte

 1200 630 domatmtppm

Domatet janë një nga kënaqësitë më të mëdha të verës, sa i takon ushqimit. Janë të shijshme, të ushqyeshme dhe gjithmonë praktike. Për të përfituar nga cilësia e domateve aktuale që nuk do t’I gjeni më pas shtatorit, bëjini salcë dhe ruajini në frigorifer. Kjo është receta e Blerina Bombaj.

Përbërësit: 
2kg domate te pjekura mire
¼ kupe vaj ulliri ekstra te virgjer
2 koke hudhra te grira
3-4 qepe mesatare te grira
1 ½ luge te vogla kripe
¼ kupe salce domatesh
1 luge te vogel rigon te thate
½ kupe vere te kuqe
2 luge te medha uthull vere te kuqe
½ kupe borzilok te fresket
Pak piper te bluar

Përgatitja:
1.Ne nje tenxhere te madhe zieni ujin. Vendosni ne nje tas uje te ftohte akull dhe mbajeni afer tenxheres. Me thike te mprehte i cani pak domatet ne siperfaqe.
2.Vendosni domatet ne ujin e vluar per reth 1 minute, deri sa t’ju shkeputet lekura lehtesisht.
3.Me nje luge me vrima i zhvendosni domatet ne ujin e ftohte dhe i lini 1 minute.
4.Me nje thike i hiqni lekuren domateve.
5.I prisni domatet ne gjysem dhe i largoni farat duke ruajtur lengun. Grini domatet e qeruara dhe i lini menjane. 
6.Vini vajin e ullirit ne tigan mbi zjarr mesatar. Shtoni hudhrat dhe gatuani duke perzier, rreth 2-3 minuta. Shtoni qepet dhe kripen, perzieni dhe mbuloni me kapak, i kontrolloni vazhdimisht deri sa te zbuten, rreth 12 minuta. Hidhni salcen e domateve dhe rigonin dhe i lini duke i perzier vazhdimisht per rreth 2-4 minuta.
7.Shtoni veren dhe uthullen, prisni te vlojne duke perzier. I gatuani deri sa te avulloje uji, rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe lengun qe mund te kene leshuar nga heqja e farave dhe i lini te marrin vale duke i perzier shpesh. Ulni pak zjarrin dhe lini qe te gatuhen ngadale duke perzier, rreth 25 minuta.
8.E largoni tiganin nga zjarri, i shtoni borzilokun dhe piperin. E hidhni salcen ne blender dhe e bluani deri sa te fitoj perberjen e preferuar.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.