Ëmbëlsirë me shtresë pudingu

pudingu

Pudingu është një lloj ëmbëlsire të cilën mund ta kombinojmë me shumë produkte. Një nga recetat që do të sugjerojmë për ju sot është ai me biskota, shumë i thjeshtë dhe i konsumueshëm nga të gjitha moshat.

Si fillim marrim biskotat i hedhim në një qese dhe nisim ti thërmojmë. Më pas i hedhim në një tas. Shtojmë arrat, gjalpin dhe mjaltin duke i shtuar dhe pak vanilje lëng. Fillojmë përziejmë masën në tas.

Masën e shtrojmë në një tavë. E rëndësishme është që masën ta ngjeshim sa më mirë që të përftohet një masë homogjene, ku më pas e vendosim në frigorifer për të përgatitur pudingun.

Në një tenxhere shtojmë qumësht, sheqer, vanilje dhe i përziejmë derisa qumështi të vaket. Gjatë kësaj kohe shtojmë masën e parapërgatitur të pudingut. E trazojmë që most ë formohen kokrriza. Në momentin që është berë në një masë kremoze, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtojmë pudingun me vanilje. I shtojmë arrat në sipërfaqe dhe e lëmë ëmbëlsirën për një orë në frigorifer dhe më pas e shërbejmë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.