Kek me arra dhe karota, ja receta

1

Një dite si kjo, nuk mund t'i mungojnë asesi recetat e ëmbëlsirave. Zgjodhëm kekun me arra dhe karota, i cili përgatitet lehtësisht nga kushdo.
Ndaj përvishni mëngët pasi të keni marrë përbërësit dhe ju sigurojmë që do të mbeteni shumë të kënaqur!

Përbërësit:

-400 gr miell,

-100 gr gjalpë,

-100 gr bajame, arra të grira,

-300 gr karota të grira,

-3 kokrra vezë,

-3 lugë gjelle sheqer,

-pak sodë buke.

Përgatitja:

Rrahim bashkë sheqerin dhe gjalpin në temperaturë dhome. Shtojmë një nga një vezët.

Më pas shtojmë miellin dhe sodën për ëmbëlsira. Rrihen me kujdes derisa të bëhet masa homogjene dhe duke vazhduar përzierjen hedhim arrat dhe karotat e grira.

Hedhim në tavë pak gjalpë dhe e spërkasim me miell që të mos ngjitet. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. Ju bëftë mirë!

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.