“Nxirrni jashtë shtëpisë” gripin, ja disa receta

00.3sallate.fatush21542184210

Portokall, limon, xhenxhefil, hudhër dhe qepë për të parandaluar dhe trajtuar simptomat e gripit. Të këqijat e sezonit, luftohen edhe në tryezë! Ftohtë, kollë, dhimbje fyti dhe ethe. Çdo njeri për veten e tij! Dimri solli valën e parë të madhe të ndikimeve të tij në shëndet.

Por, për ta luftuar dhe për ta parandaluar gripin mund të filloni duke marrë shumë vitaminë C (gjenden në fruta dhe agrume, ndihmon në parandalimin e ftohjeve), alicinë (gjendet në hudhër dhe efekt antiviral), flavonoide (gjenden në qepë) dhe xhenxhefil, i çmuar për të luftuar ethet dhe kollën.

Këtu janë 2 receta:

-1 kg qepë të bardha
-300 gr lëng perimesh
-200 gr feta bukë integrale
-120 gr djathë kaçkavall ‘fontina’
-50 gr gjalpë
-Kripë

Përgatitja:

Qërojini dhe prisni hollë qepët e kuqe. Skuqini për 7-8 minuta në një tigan me pak gjalpë. Hidhuni edhe kripë dhe gatuajini duke i trazuar shpesh për 20 minuta të tjera. Vendosni në fund të një tave prej porcelani, ose qelqi, fetat e bukës integrale, mbulojeni me masën e qepëve dhe një pjesë tjetër me bukë dhe qepë.

Mbulojeni sipërfaqen me djathin e butë kaçkavall “fontina”, të grirë, dhe hidhni lëngun e perimeve.
Piqeni në 200 ° C për 15 minuta.

Milkshake me bajame, portokall dhe karota
-300 gr portokall
-200 gr bukë me drithëra
-120 gr qumësht soje
-150 gr mandarina
-60 gr karota
-10 gr pasta me kikirikë
-Sheqer
-Vaj ulliri
-Kripë

Përgatitja:

Pritini karotat në shirita të hollë, zhytini në ujë me akull për 30 minuta që të bëhen pak krokante. Hidhini në vaj ulliri, kripë dhe sheqer. Përzieni pak qumësht soje me bajame, pasta me kikirikë dhe 50 g ujë. Qëroni portokallin dhe prejeni në feta. Mbani mënjanë pak nga lëngu.

Thekni pak bukë me feta në një tigan pa yndyrë he prejeni në kuba. Shpërndajini në çdo pjatë Milkshake 2 lugë bajame, disa pika lëng portokalli, pastaj edhe fetat e portokallit, karotat, pak bukë të grirë, rigon e vaj.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.