Tartë e shijshme me pjeshkë dhe fruta pylli

torta ok 333 710314749

Një ëmbëlsirë perfekte për ditët e nxehta të verës ku shija e frutave shkon me një akullore.

Përbërësit: 

-5 pjeshkë (mesatare)
-200 gr fruta pylli
-250 gr miell
-125 gr sheqer pluhur
-150 gr gjalpë (i ftohtë)
-1 vezë
-4 lugë gjelle sheqer
-1 lugë çaji gjalpë
-pak kripë
-pak kanellë
-4 gr pluhur pjekës

Përgatitja:

Në një mikser përgatitsni brumin e tartës duke shtuar miellin, gjalpin e ftohtë, sheqerin pluhur, pak kripë dhe vezën. Miksojini derisa të lidhen por jo shumë që të mos ngrohet gjalpi.

Shtojeni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me miell, krijoni një top brumi, mbështilleni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.

Pastroni dhe pritini pjeshkët në feta, spërkatini me sheqer dhe pak kanellë.

Hapni brumin me shpejtësi dhe vendoseni në tavën e tartës të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell.

Vendosni pjeshkët rreth tavës dhe shtoni frutat e pyllit të cilave u shtoni vetëm një lugë sheqer në çastin që i vendosni në tavë.

Piqeni tartën për 25 minuta në 180 gradë. 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.