Tavë me makarona dhe spinaq

hqdefault2.3.2

Përbërësit:

-400 g spinaq i ngrirë (gati 1 kg spinaq të freskët)
-400 g gjizë
-100 g djathë të grirë
-400 g makarona

Përgatitja:
Në qoftë se keni zgjedhur spinaq ose bimë ë freskëta, atëherë pastrojini mirë dhe i prisni në copa të vogla. Në një tigan nxehni vajin dhe skuqni spinaqin.

Vazhdoni ta skuqni deri sa të humbasë të gjithe ujin që ka. Rregullojeni me kripë dhe më pas shtoni gjizën. 

Trazojeni mirë me spinaqin dhe lëreni mbi zjarr akoma për 2-3 minuta. 

Provojeni nëse do akoma kripë apo jo.
Në një tenxhere zieni makaronat dhe pasi ti kulloni i kondisni me pak gjalpë. 

Pasi keni mbaruar së kondituri i përzieni bashkë me spinaqin dhe i shtroni në një tepsi që keni lyer më parë me vaj. 

Nivelojini mirë në tepsi dhe kur të keni mbaruar shtoni djathin e grirë. 

Piqeni në furrë të nxehtë 200° për 15-20 minuta (deri sa te marrë ngjyrë).

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.