Kallamarë me salcë kungulli pikante

00.9kallamare321564

Kjo është mënyra më speciale për të gatuar kallamarë, edhe pse ka shije pikante. 

Kërkon vetëm 20 minuta për t’u përgatitur dhe shërben për 4 persona

Përbërësit:
450 gr kallamar
180 gr kungull
spec djegës (pluhur)
bollgur
vaj kikiriku
kripë

Përgatitja:

Prejeni në feta kungullin dhe vendoseni në një tas, shtoni pak piper të kuq, pak kripë dhe 100 ml ujë, shkruan Shije.al. Mbulojeni me një qese transparente, shpojeni dhe vendoseni në mikrovalë, në fuqi maksimale për 6 minuta, dhe gatuajeni në një tenxhere në zjarr për 15 minuta, derisa kungulli të zbutet.

Këtë masë futeni në frulator deri sa të bëhet një salcë e trashë dhe mbajeni të ngrohtë.

Kalojini kallamarët në miell dhe skuqini në shumë vaj, nga të dyja anët, për 3-4 minuta. Hiqeni yndyrën e tepërt me letër kuzhine, shtoni kripë dhe servirini me salcë kungulli.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.