Sanduicet me te shijshem per pinik behen nga duart tona

00.8sanduice8484665132154

Tani që koha është ngrohur zyrtarisht, fundjavat nuk kalohen më në shtëpi. Përgatituni fëmijëve ushqim për ta marrë me vete. Nuk duhet të besoni asnjëherë te restoranti! Të mos flasim për fast-food-et.

Për 10-12 sanduiçë: 

●240g djathë Philadelphia

● 75g majonezë

● 1 kastravec i freskët, i pastruar nga farat, i qëruar dhe i ndarë në feta shumë të holla

● 1/4 lugë kafeje kripë të përzier me hudhër të thatë pluhur  

● 1/2 lugë kafeje piper të bardhë pluhur

● 1 lugë gjethe kopër  të freskët të grirë

● 24 feta të holla bukë të bardhë

● 12 degë kopër

Përgatitja: Rrahim me rrahësin elektrik të vezëve djathin me majonezën, deri sa të bëhen të buta si krem. Shtojmë kripën e përzier me hudhër pluhur, piper të bardhë dhe kopër, shkruan Living. Lyejmë 12 feta bukë me kremin, i zbukurojmë me një degë kopër, feta kastraveci dhe i mbulojmë sipër me fetat e bukës që nuk kemi lyer. I heqim koren anësore, i ndajmë në diagonal dhe i shërbejmë
menjëherë.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.