Samsung Neo QLED - televizorët që kalojnë kufijtë

televizoreee

Kur ka pothuajse gjithçka që mund të imagjinohet, të jesh krijues dhe inovativ është një sfidë e madhe, së cilës Samsung i përgjigjet me gatishmëri vit pas viti. Modelet më të fundit të televizorëve Samsung Neo QLED, të cilat janë gjithçka përveçse televizorë klasikë, e vërtetojnë atë. Pra, harroni gjithçka që keni ditur për televizorët dhe njihuni me modele të reja që kalojnë kufijtë.

Përvoja e kinemasë në shtëpi

Modelet e fundit të TV Neo QLED zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia  e ngjyrave të mbetet perfekte. Falë teknologjisë Quantum Dot e cila analizon nivelin e dritës në skenë dhe optimizon ngjyrat në ekran, shtëpia juaj do të shndërrohet në një kinema. Kjo veçori është ajo që ju lejon të personalizoni imazhet në televizorin tuaj. Për detaje vizuale edhe më të përparuara dhe një shfaqje më realiste të imazheve në televizor, ekziston një procesor Neo Quantum Pro 8K i mundësuar nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, modelet e reja të TV Neo QLED janë zbukuruar me një milion hije precize dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Gjithashtu, televizorët Samsung mbajnë një certifikatë "Eye Care" që nënkupton cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë dhe kujdesit për njeriun, pasi është i sigurt dhe i pranueshëm për syrin.

Miku juaj më i mirë në ambientet e brendshme 

Dizajni i ri Infinity One përshtatet në të gjitha ambientet e brendshme falë modelit të tij minimalist dhe profilit më të hollë të pajisjes. Ndryshimet janë të dukshme edhe në ekran, ku korniza e zezë është hequr plotësisht, dhe ekziston një zgjidhje për kabllot e rrëmujshme. Kutia e ridizenjuar dhe e holluar Slim One Connect është krijuar që të fshihet plotësisht në pjesën e pasme të televizorit ose të paloset anash. Me këtë dizajn minimalist, ju mund t’i harroni përgjithmonë kabllot e varura, të cilat janë të ngatërruara dhe duken të shëmtuara në brendësi të dhomës tuaj. Për një pamje më të rafinuar, ka një Slim Fit Wall-Mount që ju lejon të instaloni televizorin tuaj në mur. 

Tingulli që ndjek veprimin dhe ngjarjet në mjedis

Me Neo QLED TV, zhurma nuk është më problem! Me ndihmën e një tingulli të optimizuar automatikisht që përshtatet në hapësirë, ju mund të dëgjoni një tingull të përsosur edhe kur dikush në shtëpi po pastron me fshesën me korrent, ose zhurma po vjen nga jashtë. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi. Përforcuesi aktiv i zërit, qëllimi i të cilit është të analizojë zhurmën nga mjedisi dhe optimizon qartësinë e zërit në ekran, në mënyrë që asgjë të mos pengojë dhe të ndërhyjë në dëgjimin e televiziorit.

Gjithçka që ju nevojitet në një vend

Mundësia për të bërë video calls në aplikacionin Google Duo dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të mblidhni njerëz në një vend. Pavarësisht nëse janë takime biznesi apo takime virtuale “për kafe” me kolegët, aksesimi i skedarëve të zyrës në shtëpi, nga televizori juaj ose bashkëpunimi në dokumentet e Microsoft 365, modelet e reja të TV Samsung Neo QLED janë këtu për t'i bërë të gjitha më të arritshme për ju. Zëvendësoni mënyrat tradicionale të komunikimit dhe përjetoni një përvojë të re të së luajturit, aksesoni ofruesit më të mirë të kanaleve me përmbajtje në botë si Netflix, Disney+ dhe Apple TV+ dhe përfitoni sa më shumë nga televizorët tuaj të rinj Samsung Neo QLED.

Përfitoni nga oferta promocionale, ku me blerjen e televizorit Samsung Neo QLED 2021, mund të merrni një garanci të zgjatur për pesë vjet deri më 30.06.2021. Gjithashtu, në prag të kampionateve të mëdha të futbollit, Samsung vjen me një ofertë të parezistueshme.

Me blerjen e  Neo QLED, QLED dhe Crystal UHD 75" ose më të madh, deri më 11.07.2021, ju do të përfitoni një soundbar dhuratë! Për t’u kualifikuar për dhurtën, ju duhet të regjistroni blerjen tuaj në në adresën ce.promotion@samsung.com. Listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni në https://www.samsung.com/al/offer/big-screen-tvs-soundbar-promo-2021/ https://www.samsung.com/al/offer/5yw-tv-promo-2021/

Më shumë informacion në lidhje me TV Neo QLED të disponueshëm në: https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.