Fitimet nga pandemia/ Kompanitë e IT-së marrin miliarda

1127B128 D6BE 4AA9 8B0D 220F1030DE57 w1080 h608 s

Amazon, Apple, Google dhe Facebook kanë pasur fitime marramendëse në periudhën e pandemisë për shkak të sjelljes së përdoruesve dhe reklamave. 

38 miliardë Dollarë kanë fituar të katër gjigantët e teknologjisë së informacionit në tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 përqind . “kemi pasur më shumë klientë se më parë, janë shtuar blerjet në internet”, deklaroi shefi i Amazon Jeff Bezos.

Facebook përfiton në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kalojnë tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës. Tek Google po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, teksa njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët e punës nga shtëpia dhe mësimit online, Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads.

Një gjë e tillë nuk vlen sakaq për ekonominë në tërësi. Sipas të dhënave, ekonomia më e fuqishme e Europës, ajo gjerman mund të pësojë humbje për disa vite prej koronavirusit.

“Zhvillimet aktuale të pandemisë japin shkas për shqetësim, që pasojat akute dhe ato afatgjata do të jenë më të rënda nga sa parashikohej muajt e kaluar”, thuhet në një parashikim të krizës nga Sipërmarrja e Berlinit për Studime Ekonomike dhe Konsulencën.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.