Ja si dukej një iPad në 1982

0.4teknologjuiiiii

Designi i produkteve Apple në përgjithësi nuk ka ndryshuar shumë ndër vite. Megjithatë ka qenë një kohë kur estetika e kompanisë karakterizohej nga format e mëdha, dhe kombinimet shumë ngjyrëshe.

Kjo vërtetohet më së miri edhe nga prototipet me të cilat kompania eksperimentonte në vitet e saja të para të suksesit. Një foto e shpërndarë në Reddit na tregon një aparat i cili ndoshta do të mund të quhej iPad i asaj kohe.

Aparati në foto është i vitit 1982, ai është një produkt modular me një ekran, një tastierë dhe një drive disk mbi një tabaka. Designi nuk është vizatuar nga vetë Apple por nga një kompani e quajtur Frog Design, dhe themeluesi i vetë Hartmut Esslinger.

Pavarsisht se ky produkt nuk u finalizua kurrë ai është ndër të parët produkte që frymëzuan linjën estetike “Snow White” të përdorur më vonë tek kompiuterët Macintosh.

Image

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.