Si ndikon avantazhi konkurues ne intervistat per pune

0000blu

Ke degjuar ndonjehere per avantazhin konkurues ne nje biznes?

Avantazhi konkurues eshte pika e forte qe ka nje produkt ne krahasim me produktet e tjera, avantazh I cili e ben ate product me ndryshe nga te tjeret dhe e lejon ate te arratiset nga konkurrenca e tejskajshme.

Le te supozojme se ti do te aplikosh per nje pune. Pse duhet te te zgjedhe ty intervistuesi ne vend qe te zgjedhe nje tjeter?

Perseri, eshte avantazhi konkurues ai I cli do te te diferenconte ty nga gjithe te tjeret.

Ti jeton ne Shqiperi ku papunesia eshte tmerresisht e larte. Shume studente nuk arrijne dot te gjejne nje pune edhe pasi diplomohen ne nje fushe te caktuar.

Por nese ti arrin te kuptosh konceptin e avantazhit konkurues, atehere nuk duhet te shqetesohesh fare per konkurencen, sepse per sa kohe qe ti do te dish ta shfaqesh veten ndryshe nga te gjithe, me siguri qe do ta gjesh nje pune.

Gjeja e pare qe sheh nje intervistues tek ty nuk eshte fytyra jote, por CV-ne tende. Prandaj perpiqu qe ta besh CV-ne tende ndryshe nga te tjerat ne menyre qe te shmangesh konkurrencen.

Fillo duke marre kurse shtese, shto aftesite e tua ne shume fusha, meso gjera te vlefshme dhe te domosdoshme deri sa te mund te kesh nje CV shume te mire.

Pastaj krahasoje kte CV me ato qindra CV te tjera qe intervistuesi eshte I detyruar te shohe. Sigurisht e jotja do te duket ndryshe edhe nqs aftesite qe ke paraqitur ne CV nuk kane shume lidhje me punen per te cilen po aplikon.

Vetem prej ketij avantazhi konkurues ti do te arrish te gjesh nje pune menjehere sapo te diplomohesh. Dhe nese nuk do ta paraqesesh veten tende ndryshe, do te humbesh bashke me shumicen.

Dua qe ti te mendosh per avantazhin konkurues ne cdo gje qe ben dhe jo vetem kur ke nder mend te fillosh nje biznes. Njerzit nuk do te te besojne, apo te te paguajne leke, apo te te rekomandojne tek dikush nese ti nuk je ndryshe nga te tjeret, por do ti bejne kto gjera kur shohin se ti je ndryshe nga te tjeret.

Sigurisht ka vende si punet shteterore ku avantazhi I vetem konkurues qe vlen eshte rryshveti qe mund te paguash, prandaj nese do te gjesh nje pune pa I paguar harac feudaleve te shtetit, duhet te shkosh atje ku kerkohet aftesia dhe puna e mire.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.